ZYRTARE/ Milani shkarkon Fonsekën, drejtuesit e klubit e falenderojnë për kontributin e dhënë

Tani është zyrtare, Paulo Fonseka nuk është më trajner i Milanit.

 

Shkarkimi iu komunikua vetë trajnerit portugez mbrëmë vonë pas barazimit ndaj Romës, por u zyrtarizua sot.

“AC Milan zyrtarisht njofton se ka liruar Paulo Fonseka nga roli i tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Klubi falënderon Paulon për profesionalizmin e tij të madh dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen”, thuhet në deklaratën e bërë.

 

Artikulli paraprak“Rama bashkëpunon me bandat”, Basha: Vetting-u në politikë, emergjencë kombëtare për ndarjen e politikës nga krimi
Artikulli tjetërAnaliza e VOA: Veriu i Kosovës – kryefjala e vitit 2024