Zyrtare, Montella trajneri i ri i Milanit

Vincenzo Montella është trajneri i ri i Milanit, dhe Marco Giampaolo udhëheqësi i ri teknik i Sampdorias, pas orës 22:00 të mrëmjes erdhi lajmërimi zyrtar i klubit kuqezi, pasi ishte zgjidhur dhe nyja e fundit, ajo e klauzolës mes Montella-s dhe Sampdorias. Më herët gjatë pasdites, Galliani dhe Montella kishin arritur akordim dhe më pas erdhi dhe mirëkuptimi me klubin e presidentit Massimo Ferrero për pagesën e klauzolës që lidhte Montellën me klubin dorjan.
Aeroplanthi, në këtë mënyrë bëhet trajneri i ri i kuqezinjve,pasi ka firmosur një kontratë 2- vjeçare prej 2.3 milionë eurosh në sezon me klubin kuqezi që për të angazhuar trajnerin ju desh t’i paguante Sampdorias shumën prej 500 mijë eurosh. Në komunikatën zyrtare Milani shprehu bindje se filozofia e lojës së Montellas do të jetë baza e një bashkëpunimi të rëndësishëm dhe pozitiv, me klubin që nuk harroi të falënderointe dhe Cristian Brochin për kontributin e dhënë te Milani, duke filluar nga trajner i të rinjve e deri te drejtimi i skuadrës së parë.

Exit mobile version