ZYRTARE/ Nedim Bajrami ngel pa trajner, drejtuesit e Rejnxhërsit shkarkojnë belgun pas humbjes në kampionat

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ka mbetur pa trajner te Rejnxhërs.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Filip Klemont pas humbjes në shtëpi ndaj St Mirren. Skuadra nuk arriti të përfitojë nga hapi i gabuar i Sëlltik dhe mbetet shtatë pikë prapa rivalëve të tyre të qytetit.

“Klubi dëshiron të shpreh falënderimet e tij të sinqerta për Filip për angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit të tij”, tha klubi skocez në një deklaratë zyrtare.

Trajneri belg, i cili drejtoi Monakon sezonin e kaluar, u vendon në pankinën e Rejnxhërsit që nga tetori i vitit 2023.

Rikujtojmë që në datën 6 mars Rejnxhërs sfidon Fenerbahccen në transfertë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Europës. Kështu drejtuesit duhet të gjejnë menjëherë zëvendësuesin e belgut.

PANORAMASPORT.AL

Artikulli paraprakMbështetje 3.5 miliardë nga BE-ja për Ukrainën! Liderët evropianë mblidhen në Kiev për 3-vjetorin e pushtimit rus
Artikulli tjetër“Baltë do të bëhesh tani, o prift”- Si iu përgjigj At Anton Arapi oficerit para se ta pushkatonin: Dua të shkoj i pastër edhe në jetën tjetër