Zyrtare nga Hollanda: Rama jashtë nga BE, nuk përmbushi kushtet për reformën elektorale dhe…

Parlamenti holandez duket se e ka marrë vendimin. “JO” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Shkak është mosplotësimi i kushteve nga qeveria shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin holandez Pieter Omtzigt i cili shkroi në Twitter se vendi i tij nuk do të japë pëlqimin duke renditur edhe arsyet.

“Sapo patëm një debat në parlamentin holandez. Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin.

Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj “reforme”. – shkruan Omtzigt në Twitter.

Exit mobile version