Zyrtare: PD dhe asnjë funksionar i saj nuk ka negociatë me Sali Berishën apo vartës të tij

Lidhur me zërat e fundit të hapur në media, ka reaguar zyrtarisht Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila ka mohuar në mënyrë kategorike që ndonjë funksionar i saj të jetë në negociatë publike apo sekrete me Sali Berishën apo me vartës të tij.

“Ata që bënë negociata për karrige, po spinojnë një gënjeshtër të trashë.” – thuhet në reagimin e PD-së.

“Dera e PD është e hapur për çdo demokrat që kërkon të sjellë ndryshimin në vend. Për ne mbështetja për drejtësine, aleanca me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, janë të panegociueshme.” – përfundon deklarata zyrtare e PD-së.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

PD dhe asnjë funksionar i saj nuk ka asnjë negociatë as sekrete as publike me Sali Berishën apo vartësit e tij. Ata që bënë negociata për karrige po spinojnë një gënjeshtër të trashë.

PD e ka të përcaktuar rrugën e saj publikisht në Kuvendin e dhjetorit 2021.

Dera e PD është e hapur për çdo demokrat që kërkon të sjellë ndryshimin në vend.

Për ne mbështetja për drejtësine, aleanca me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, janë të panegociueshme.

Exit mobile version