Zyrtare, PPE kërkon zgjedhje të lira pas miratimit të reformës zgjedhore

Popullorët Europainë zyrtarisht përmes një rezolute të miratuar në në samitin e Zagrebit kërkojnë zgjedhje të lira në Shqipëri pas miratimit të reformës zgjedhore.

Partitë Popullore Europiane bëjnë sërish thirrje që të zgjidhet kriza politike në vend. Në kongresin e tyre, ku i pranishëm ishte edhe kryetari demokrat, Lulzim Basha, u miratua një rezolutë emergjence.

Teksti i saj u lexua nga zëvendëspresidenti, David McAllister. “Të tejkalohet kriza politike me një dialog gjithëpërfshirës dhe një reformë elektorale që do hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme,” thuhet në tekst. Po ashtu, në rezolutë kërkohet respektimi i minoriteteve dhe të drejtës së pronës.

Basha bëri thirrje në fjalimin e tij para Partive Popullore për mbështetje ndërsa u shpreh se vendi ndodhet në udhëkryq.

“Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku.Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq. Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas. Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë.

Shqipëria meriton një të ardhme Europiane.Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë.
Ju falenderoj përzemërsisht”, tha Basha.

Popullorët Europianë janë sot grupimi që ka shumicën në Parlamentin Europian dhe është ky grupim që ka zgjedhur edhe kreun e Komisionit Europian.

Artikulli paraprakDënimet, vjedhjet dhe krimet e Prokurorit të komunizmit që minoi Gjykatën Kushtetuese
Artikulli tjetërBasha takon presidentin e sapo zgjedhur të PPE: Do luftojmë fort për të merituar hapjen e negociatave