ZYRTARE/ Shok skuadre me Muçin dhe Rashicën, Imobile bën me krahë… Beshiktashin

Çiro Imobile është përforcimi i ri i Beshiktashit për dy sezonet e ardhshme. Sulmuesi i Lacios u kushtoi arkave të klubit turk tre milionë euro. 34-vjeçari bëhet kështu shok skuadre me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën.

Imobile kaloi tetë sezonet e fundit në kryeqytetin italian, ku shënoi 207 gola dhe bëri 54 asistime në 340 ndeshje në të gjitha garat.

Kërkesa fillestare për tarifën e Imobiles ishte 5 milionë euro, por palët arritën një marrëveshje përfundimtare mbi bazën e rreth 3 milionë eurove.

Italiani ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë me Beshiktashin deri në vitin 2026. Ai do të fitojë 6 milionë euro neto në sezon.

Artikulli paraprakSi t’i mbani të freskëta perimet me gjethe jeshile për një kohë të gjatë, ja çfarë duhet të dini
Artikulli tjetërTrump ka rënë nga pesha, ç’po ndodh me kandidatin republikan për President/ Dyshimet e medias amerikane