Zyrtarët e PS nxjerrin tezat e provimit në këmbim të votës

Tezat e provimit të detyrueshëm të Gjuhë Letërsisë në Maturën Shtetërore, kanë dalë sërish para futjes në sallat ku do të zhvillohej provimi. Bëhet e ditur se, tezat u janë dhënë nxënësve para provimit nga zyrtarët e PS në këmbim të votës për Partinë Socialiste.
Fotot e tezave kanë qarkulluar në rrjetet sociale edhe pse provimi kishte filluar në orën 10:00. Edhe pse u paralajmërua se nuk do të kopjohet, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Fotot e ndryshme të publikuar në rrjetet sociale tregojnë se sa e lehtë është të kopjosh në një provim mature dhe sa lehtë mund ta fotografosh tezën.
Para një jave u nxor teza e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Teza e provimit u publikua në rrjetet sociale, ndërsa maturantët po kryenin testimin. Gjimazistët e Tiranës pohuan se ishte versioni i saktë.
Ndërsa maturantët në të gjithë vendin po zhvillonin provimin e Matematikës në rrjetet sociale u publikua varianti A i tezës. Pesë faqet e testit ishin fotografuar nga vetë nxënësit dhe rreth orës 11:00 i kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Nxënësit kanë dërguar pranë portalit JOQ.al një version të tezës që po punonin në klasë. Ishin vetë maturantët që pohuan se teza që qarkullon në rrjetet sociale është ajo mbi të cilën kanë punuar. Në përfundim të provimit, gjimnazistët e “Petro Nini Luarasit” në Tiranë pohuan se kishin kryer të njëjtat ushtrime të tezës që ishte publikuar në rrjetet sociale.
Fillimisht u nxorr teza e provimit të Gjuhë Letërisë për Maturën Shtetërore në shkollën e mesme në Fushë-Krujë nga vetë mësuesit e PS në këmbim të votës. Nxënësit e denoncuan skandalin, pasi para provimit disa mësues kanë nxjerrë tezën e Gjuhë-Letërsisë, duke ua ofruar nxënësve në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Nxënësit i kanë dërguar fotot e tezës portalit “Jeta Osh Qef”, ndërsa shkruajnë se, tezën e provimit e kanë nxjerrë profesorët e Partisë Socialiste në këmbim të votave. Për nxjerrjen e tezës së provimit u akuzua Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, i cili ditën e provimit ndodhej në Fushë-Krujë bashkë me punonjësen e Ministrisë, Dorina Laci.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, i ka dërguar një letër Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku kërkon informacion për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndreca dhe Dorina Laci. Prokuroria ka nisur hetimet ndaj Ndrecës më datën 12 qershor, ndërsa më datë 13 qershor ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, pezulloi nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm, Plarent Ndreca.

Exit mobile version