Zyrtari i BE: Pa luftë ndaj krimit e korrupsionit, nuk ka anëtarësim në BE

“Për aq kohë sa Shqipëria nuk përparon në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, anëtarësimi në Bashkimin Europian do të jetë i pamundur”. Kjo ishte deklarata e lëshuar nga Shkodra e Ionut Sibian, anëtar i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian. Ai shkoi më tej kur deklaroi se legalizimi i kanabisit në Shqipëri dhe taksimi më pas i tij do të sillte një rritje të buxhetit të shtetit, nisur dhe nga shembulli i vendeve të tjera anëtare të BE. Sibian: Pa luftë dhe punë serioze në sistemin e drejtësisë dhe në fushën e antikorrupsionit, opinioni im personal është që Shqipëria nuk mund të ketë hapje negociatash, pasi nuk mund të pretendohet se ka mekanizma antikorrupsioni dhe nuk ka të dënuar në këtë fushë. Në rast se kjo përbën problem, atëherë duhet të ndiqet edhe shembulli i vendeve të ndryshme siç mund të jenë Holanda apo Kalifornia, të cilat e kanë legalizuar dhe më pas e kanë taksuar atë. Sibian ishte i pranishëm në ambientet e gjimnazit “Jordan Misja” për të përgatitur nxënësit e kësaj shkolle për asamblenë e të rinjve europianë, e cila zhvillohet në Bruksel, në datat 30-31 mars 2017.

Artikulli paraprakSHBA: Shqipëria, e dyta në botë për pastrimin e parave
Artikulli tjetërBerisha: Nuk do ia falja vetes po të mos luaja me Kosovën!