I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi sot një takim me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Escobar shoqërohej nga ambasadorja e ShBA në Shqipëri, Yuri Kim.
Takimi zgjati rreth 45 minuta. Alibeaj shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, deputeti Kreshnik Collaku dhe deputetja Orjola Pampuri. Mësohet se një ndër temat që diskutuan ishte situata politike në vend dhe zgjedhjet e 14 majit.