Zyrtari i NATO-s: Ushtria ruse më e madhe se dy vite më parë, por ka humbur cilësinë

Forcat tokësore të Rusisë janë më shumë në numër sot se sa ishin në kohën fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022 , por cilësia e tyre ka rënë që atëherë, tha sot një oficer i lartë ushtarak i NATO-s.

Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer: “Cilësia e këtyre forcave është ulur. Tani për tani rusët nuk paraqesin të njëjtin kërcënim si në shkurt 2022, kështu që ne kemi pak kohë për t’u përgatitur ,” tha kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s, admirali holandez Rob Bauer , teksa komentoi për gjendjen e pajisjeve të forcave dhe nivelin e stërvitjes së ushtarëve, shkruan Reuters.

Ai tha ndër të tjera se kjo do të thotë se duhet të rriten investimet në industrinë e mbrojtjes.

Artikulli paraprak“SPAK të mos vonojë hetimet për lidhjet e politikës me krimini”, Basha: Opozita duhet të luftojë për qytetarët e jo për Berishën e Metën
Artikulli tjetërGjykata e Posaçme dënon me burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako