Zyrtari i Policisë që humbi jetën nga tërmeti në Durrës

Një prej 13 viktimave të konfirmuara deri tani nga tërmeti është kryekomisari Bajram Hajdarmetaj. Ai ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare.

Mësohet se ai ishte tek godina e Kavalishencës, aty ku po bëhej edhe kursi bazë i policisë.

Deri tani burime zyrtare raportojnë nga ministria e Mbrojtje për 13 viktima, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë ende nën rrënoja dhe nuk dihet fati i tyre.

1 44

Exit mobile version