1.9 miliardë euro më shumë taksa, 18 milionë USD për makina dhe luks në 2019

Lulzim BASHA

Ditën e sotme organizata kriminale e Rilindjes ka kaluar buxhetin më katastrofik të 28 viteve pluralizëm. Është një buxhet i cili legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave tuaja, taksave së 97% e shqiptarëve dhe pasuron një grusht oligarkësh dhe një grusht qeveritarësh.
Dy janë karakteristikat e këtij buxheti apo e kësaj vjedhje masive që u miratua sot me një votë jo legjitime të organizatës kriminale të Rilindjes.
Karakteristika e parë është që Shqipëria në 5 vite të qeverisjes të Edi Ramës është katandisur në një vend ku 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, faturat më të shtrenjta, të karburantit, të energjisë, të ujit në Rajon dhe në disa raste edhe në Europë.
Është fakt se në këto 5 vite Edi Rama ka nxjerrë nga xhepat tuaja, nga xhepat e nënave dhe baballarëve, punësuarve e të papunëve dhe vogëlushëve 1.9 mld euro më shumë përmes taksave të rritura, tatimeve të rritura, përmes rritjes në rekorde historike dhe rajonale të çmimet të energjisë, të çmimit të naftës, të çmimit të ujit, tarifave dhe taksave të shumta vendore dhe qendrore.
Është fakt nga ana tjetër që kjo rritje galoponte e taksave e cila ka çuar në 1.9 mld euro më shumë të marra nga xhepat tuaja nuk ka sjellë asnjë rritje ekonomike. Përkundrazi e ka futur vendin në një cikël krize i cili karakterizohet nga mbyllja e përditshme e bizneseve, nga rënia e prodhimit, nga rënia e importeve dhe eksporteve, nga rënia e besimit të konsumatorit, nga rënia e besimit të biznesit tek ekonomia shqiptare, e biznesit shqiptar dhe e biznesit të huaj.
Dhe nuk ka shembull më të trishtë, më të tmerrshëm për ta ilustruar këtë sesa përditësimi i sotëm i shifrave të falimentimit të biznesit të vogël. I cili tregon se për periudhën janar –nëntor 2018 kanë falimentuar 13568 biznese, mesatarisht 41 biznese në ditë.
Pra, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i bizneseve që kanë mbyllur qepenat është 60 përqind më i lartë. Janar –nëntor 2017 ishin 8468 biznese.

Pra, kemi të bëjmë me një numër total prej 73370 biznesesh që kanë mbyllur dyert e tyre që kur Rilindja ka ardhur në pushtet, më mirë të themi që prej vitit 2014, që prekin dretpërdrejtë 150 mijë familje shqiptare, të cilat në këto vite kanë humbur bukën e gojës, kanë mbyllur biznesin, kanë mbyllur aktivitetin e tyre të vetëm ekonomik.
Ky është rezultati i drejtpërdrejtë i frymës mbytëse për ekonominë që ka shkaktuar qeverisja e Edi Ramës.
Është e vërtetë, nën presionin tonë e ka bërë 0 taksën për biznesin e vogël.
Por pyeti biznesin e vogël a e paguan më shumë apo më pak faturën e energjisë sot sesa vitin e kaluar, apo tre apo katër vite më parë?
A paguan më shumë apo më pak taksa lokale?
A paguan më shumë apo më pak taksën e ujit?
E paguan më shumë apo më pak taksën e pronës?
Pyeteni biznesin dhe përgjigjja do të jetë unanime; të gjithë paguajnë më shumë.
Dhe janë këto pagesa të rënduara të cilat kanë sjellë falimentimin në masë të biznesit të vogël në Shqipëri.
Biznesi i vogël në Shqipëri është punësuesi më i madh dhe është pikërisht ky falimentim masiv i biznesit të vogël, për shkak të këtyre tarifave dhe këtyre taksave të rritura, të fshehura dhe gjobave që janë shumëfishi i këtyre taksave arsyeja se përse këto biznese mbyllen.
Është kjo arsyeja se përse pronarët apo ish-pronarët e këtyre bizneseve, sipërmarrësit e vegjël, familjarët, që i përkasin sipërmarrjes së vogël përbëjnë ndër kontingjentet kryesore të atyre qindra mijëra shqiptarëve që largohen këto vite nga Shqipëria.
Këtojanëtëvërtetatdhenukfshihen dot nga propaganda bajatedhe e dalëboje e Edi Ramës.
Ky biznes falimenton,ng anjëra anë,sepse janë rritur kostot e biznesit. Vetëm nëTiranë ka shkuar deri në 7-fish taksavendore qëvjel më këmbësi i Edi Ramës n ëBashkinë e Tiranës dhe këto para nukshkojnënë investime qën dihmojnë në rritjene ekonomike.Porshkojnë për fasada, pë rluks qeveritar, pë rbuzëkuq qeveritar dhe elektoral.

Jat’ju jap vetëmnjëshembull.
Shikojeni buxhetin e vitit 2019-të, përpajisjezyre,kompjuterike, rikonstruksione, ndërtime, makina, automjetepërqeverinë.Shikojenishifrën. 18 milionëdollarë! 18 milionëdollarëbaraz me 9 mijë e 700 pensionevjetorenëqytet, baraz me 17 mijë e 100 pensionevjetorenëfshat, baraz me 28 mijë e 700 familjenënevojëqë do tëmund të paguheshin për një vit në masën mesataret te ndihmës ekonomike. Jo! As 28 mijë e 700 familje nuk do t’I marrin këto para për ndihmën ekonomike, përbukën e gojës. As 17 mijë e 100 familjenë fshat nuk do tëmarrinpensionin. As 9 mijë e 700 të tjerat nuk do të marrin pensionin, sepse këto para do të shkojnë për të blerë luks qeveritar, kolltuqe të reja, tavolin atëreja, makina të reja për qeveritarët dhe organizatën kriminaletë Rilindjes.
Paratë e shqiptarëve po bëhen rrush e kumbulla.Vetëm projekti korruptiv i Unazëssë Re, vetëm në atë projekt do të
hidhet një shumë e barabartë me shumën që shtetishqiptar planifikon të harxhojë gjatë një viti, përgjithë familjet në nevojë ekonomike.

Exit mobile version