Buxheti katastrofë, 110 milionë euro për oligarkët vetëm në 2019!

Është buxheti më katastrofën ë 28 vite, edhe për faktin se ngarkon me borxh edhe foshnjat e sapolindura. Borxhi i Republikës së Shqipërisë, borxhi nën Edi Ramën arrinnë 82-83% tëProdhimit të Brendshëm bruto.
Imagjinoni!Ky qëerdhi në pushtet nën premtimin se do të ulte borxhin, sot ka një borxh të deklaruar, sëbashku me llogaritjet e KLSH-së,prej afro 74% dhe ka një borxh tjetër,të cilin ua mban të fshehurshqiptarëve, borxhin e projektit më korruptiv të Ballkanit, projektit PPP që e nisi për 1 miliard dhe ka shkuar në këtë moment në 2.2 miliardë euro e vazhdon e fryhet e fryhet e nuk ka të ngopur.
Le ta marrim pak në vlerën 2.2 miliardë euro, ndonëse kjo vlerë do të ndryshojë shumë shpejt. Le tëshikojmë se vetëm perms këtij borxhi të kontraktuar perms të ashtuquajturës marrëveshje PPP, shqiptarëve borxhi kombëtar iu shkon 82-83% e PPB-së.
110 milionë euro ka ndarë buxheti I shtetit vetëm për vitin e ardhshëm për tëp aguar këta oligarkë.Dhe duke filluar nga viti pasardhës, mesatarisht 160 milionë euro për çdo vit, për këta oligarkë.
Shikojeni kontrastin! Vetëm 40 milionë euro për më të pangrënët, me të paveshurit, ata që enden mes errësirës, se nuk paguajnë dot as një qiri, energjinë jo se jo, vetëm 40 milionë euro për ta, dhe do ta çojë deri në 160 milionë euro, katër herë më shumë faturën për 10 oligarkë me të cilët vjedhin bashkë, paratë e taksave të rritura shqiptare.
Ç’të flasim më? Çfarë buxheti tjetër mund të miratojë një organizatë kriminale ku ngrenë dorën për të votuar ministra të korruptuar, si Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri me shokë, ku ngrenë dorën për të votuar deputetë si Taulant Balla, Jurgis Çyrbja, Rrahman Rraja me shokë, ku ngrenë dorën për të votuar ministra e deputetë që sot duhet të ishin në burg, por nuk janë në burg falë kapjes së drejtësisë dhe të gjithë këtë e mbikëqyr kryearkitekti i vjedhjes dhe i inkriminimit të politikës, vetë Edi Rama.

Ne kemi një alternativë, ne kemi një alternativë të qartë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë.
Alternativa jonë është ajo e taksës së sheshtë 9 %, si një domosdoshmëri për të konkurruar me tregjet fqinje, të Maqedonisë e të Malit të Zi, jo vetëm për investimet e brendshme, por edhe për investimet e huaja.
Ne kemi një alternativë për biznesin e vogël, kufirin minimal prej 12 milionë lekësh të reja, 120 milionë lekësh të vjetra në vit, heqjen e TVSH-së, vendosjen e pullës fiskale në mjediset e jashtme të biznesit, dhe vendosjen e një tavani mbi të cilin nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor, të cilat vetëm në Tiranë janë shtatëfishuar, krahasuar me 4 vite më parë.
Eliminimi i menjëhershëm i taksës së qarkullimit, me një vlerë prej 324 lekë për litër, do ta kthejë karburantin shqiptar në një karburant konkurrues, do ta bëjë pak më të lehtë jetën e familjeve, të familjarëve, duke u ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e konsumit të gjerë, do ta bëjë punën dhe prodhimtarinë e sipërmarrjes së vogël shqiptare dhe punonjësve shqiptarë më konkurruese, do ta bëjë prodhimin dhe shërbimet e shqiptarëve – gjithçka – nga mineralet tek turizmi, më konkurruese me tregun ballkanik, natyrisht edhe me tregun evropian që synojmë. 324 lekë më i lirë do të jetë karburanti me planin tonë, me platformën tonë fiskale.
Rithimi i fashave mbrojtëse për energjinë elektrike për shtresat në nevojë, dhënia fund e grabitjes më kriminale në histori që u bëhet shqiptarëve; energjinë shqiptarët e prodhojnë me më pak se një lek dhe qeveria jua shet, ju merr nga 9-13 lekë. Pra, rikthimi i fashës mbrojtëse për shtresat në nevojë, në mënyrë që asnjë familje të mos mbetet pa drita, jo vetëm tani, në mes të dimrit, ku sipas të dhënave zyrtare 40 % e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre, por në asnjë kohë të vitit, asnjë familje shqiptare të mos mbetet pa drita.Por po kështu fashat e një çmimi konkurrues të energjisë, edhe për sipërmarrjet, njësoj si çmimi i karburantit, edhe çmimi i energjisë elektrike dikton drejtpërdrejtë konkurrueshmërinë e prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare, në tregun e brendshëm dhe në tregun e jashtëm. Pra, dikton drejtpërdrejt, nëse do të hapen më shumë vende pune, nëse do të derdhen më shumë investime në Shqipëri, apo nëse këto investime do të mbyllen këtu dhe investitorët do të kthejnë sytë nga vendet fqinje që konkurrojnë si me çmimin ekarburantit, ashtu edhe me çmimin e energjisë, ashtu edhe me taksat dhe na marrin, na thithin të gjithë investimet.

Po padyshim, hapi më i prerë që do të ndërmarrim do të jetë anullimi i të gjitha koncesioneve korruptive dhe kontratave korruptive që ka lidhur organizata kriminale e “Rilindjes” me këtë grusht oligarkësh, që janë sot përfituesit më të mëdhenj të buxhetit të vitit 2019.
Ta harrojnë, ta harrojnë se do t’i gëzojnë paratë që kanë marrë apo ato që planifikojnë të marrin.
Janë këto koncesione pjesë e planit të falimentimit të Shqipërisë, janë këto qindra milionë euro që shkojnë në xhepat e këtyre 10 oligarkëve dhe ndahen me 5 apo 6 krye të korruptuar, me Edi Ramën në krye. Arsyeja pse kemi 290 mijë shqiptarë që hanë vetëm një herë në ditë, arsyeja pse kemi qindra shkolla ku vogëlushët shkojnë pa ngrohje, arsyeja pse kemi qindra, mijëra pensionistë, që pasi paguajnë energjinë dhe faturën e ilaçeve, nuk kanë mjaftueshëm para për të blerë as bukën e gojës për një muaj.
Janë këto arsyet pse po kërcet borxhi në stratosferë e po bëhet i papagueshëm dhe po e fut ekonominë në një cikël krize nga e cila nuk e merr dot veten dhe e kthen ekonominë në një piramidë të vërtetë.
E pra, nëqoftëse alternativa është të falimentojë Shqipëria apo të falimentoni ju, dhjetë oligarkë dhe ministrat e korruptuar dhe kryeministri, me të cilët keni hapur konto bankare ku derdhni paratë që iu vidhni shqiptarëve, kjo alternativëështë fare e qartë, nuk do të falimentojë Shqipëria, do të falimentoni ju! Do të përgjigjeni me pasurinë tuaj dhe do të përgjigjeni personalisht, para ligjit antimafia që Partia Demokratike dhe opozita janë të vendosura dhe ta bëjnë realitet.
Ndaj thirrini mendjes ju dhe bankierët, hiqni dorë nga kjo piramidë e PPP-ve. Askush nuk do të tolerohet, nga i pari tek i fundit. Pavarësisht emrit dhe mbiemrit dhe historikut tuaj politik me Partinë Demokratike, me Partinë Socialiste, apo me këdo parti tjetër!
Një për një kontratat tuaja, do tëçmontohen, do të anulohen. Koncesionet do të anulohen, paratë që keni përfituar prej këtyre koncesioneve do t’i rikthehen buxhetit të shtetit, do t’i rikthehen qytetarëve shqiptarë.
Ju bëj thirrje, mos u zhysni më thellë në këtë megavjedhje me kryekusarin, sepse do të mbani përgjegjësi njësoj, nqse do të vazhdoni të jeni pjesë e zhvatjes dhe grabitjes së taksave të shqiptarëve.
Alternativa jonë është e qartë.
Nga këto qindra milionë euro që zhduken, në këto koncesione pa pikë vlere për Shqipërinë, ne do të financojmë miliona euro, 25 milionë euro në vitin e parë, stazhe të paguara për 10 mijë studentë shqiptarë që të mos enden rrugëve. Të mos mendojnë emigracionin si alternativën e tyre të vetme. Të mos përfundojnë inxhinierët mekanikë e elektronikë e juristë e ekonomistë, kamarierë, por të ndërtojmë një urë të sigurt nga bankat e shkollës, tek tregu i punës.

100 milionë euro të tjera, do të rezervohen për subvencione të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë, të cilët përbëjnë 47 përqind tëpopullsisë dhe 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Republikës së Shqipërisë.
Është fare e thjeshtë!
Nga një anë kemi një klikë, një pakicë që kurrë nuk ka qenë më e pakët dhe nuk ka përfaqësuar më pak se sot askënd tjetër, përveç vetes së vet.
Një grushti politikanësh hajdutë, me në krye Edi Ramën që nuk di, ia errur sytë nga babëzia, duan të vjedhin gjithçka. Shpikin çdolloj skeme, vetëm për të vjedhur.
Shikoni se çfarë po bëjnë tek Unaza e Re.
Duan të nxjerrin familjet nga shtëpitë e tyre, sepse u janë errur sytë nga ryshfeti i majmë që duan të marrin në ato 40 milionë euro projekt korruptiv.
Nga ato familje ka me qindra të majtë, ka me qindra socialistë. Nuk u bëhet vonë. U janë veshur sytë, Edi Ramës u janë veshur sytë.
Zgjidhja nuk ka qenë kurrë më e qartë.
Një pakicë absolute politikanësh të korruptuar me në krye Edi Ramën dhe oligarkësh të korruptuar deri në palcë që nuk kanë më asnjë dhimbje për vendin e tyre se vetë i kanë rregulluar punët shumë mirë. Kanë hapur edhe konto jashtë shtetit.
Fëmijët i kanëçuar të studiojnë jashtë shtetit dhe Shqipërinë e shohin si njëçiflig dhe jo si vendin e tyre.
Dhe shumicës dërrmuese të shqiptarëve, nga e cila, nga ju nxirren këto, qindra milionë euro, nga taksat e rritura, me faturat e rritura të energjisë dhe të ujit, me tarifat e larta, me gjobat e majme.
Pa dyshim qëçdo shoqëri e emancipuar e kupton fare mirë zgjidhjen përpara së cilës ndodhet.Dhe unë ju kërkoj sot, t’i harroni ngjyrat. Mos i shikoni ngjyrat. Pa dyshim vij dhe flas këtu si kryetar i Partisë Demokratike, kemi një alternativë të qartë, për t’i rikthyer paratë në xhepat tuaja.

Por kjo nuk është më një betejë midis së majtës dhe së djathtës.
Kjo është një betejë për ekzistencën apo jo të këtij vendi dhe këtij populli, kundër një grushti shushunjash që tani po përgatitet të vjedhë gjithçka edhe me ligj, siçështë ligji i buxhetit dhe ta boshatisë vendin.
Kjo është arsyeja përse ka regjimin më armiqësor ndaj shtresës së mesme, ndasj profesionistëve, ndaj mjekëve, ndaj inxhinierëve, ndaj avokatëve, ndaj ekonomistëve, i takson më mizorisht, se nëçdo vend tjetër, për një arsye të vetme, që t’ju ulë kokën dhe t’ju mbyllë gojën.
Kam një thirrje për përfaqësuesit e kësaj shtresë.
Kuptojeni se kjo nuk është asgjë tjetër veçse një lojëbanditeske, e Edi Ramës.
Nuk ka nevojë të rrisë taksat mbi ju.
I rrit taksat mbi ju, që t’ju kontrollojë. T’ju mbyllë gojën, që të mos reagoni. T’ju ndajë, t’ju përçajë.
Shtresa e mesme, intelektualët, profesionistët, janë ata që duhet të ngrihen të parët. Së bashku me studentët.
Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse na ka ndarë fije-fije.
Ku secili shikon hallin e vet, indiferent për hallin e vet, le të bashkohemi të gjithë së bashku dhe ta kthejmë këtë buxhet në epitafin e merituar dhe gurin e varrit për organizatën kriminale të “Rilindjes”.
Mos ta lejojmë të shkojë asnjë ditë më tutje, grabitja e taksave tuaja, vjedhja e të ardhmes së fëmijëve tuaja.
Shikoni fëmijët tuaj në sy! Nëqoftëse ju ka mbetur pak fuqi dhe jeni drobitur, dobësuar e lodhur nga hallet që ju janë ngarkuar mbi shpinë, shikoni në sy fëmijët tuaj, vogëlushë apo të rinj!
Luftoni për ta, luftoni për të ardhmen e tyre.
Ata nuk dorëzohen dhe nuk do të dorëzohen dhe opozitën do ta keni në krah hap pas hapi!

Exit mobile version