Zbardhet vendimi që iu bllokua Veliajt, kërkonte t’ju jepte OJF-ve bibliotekat e lagjeve. Siç shihet në projektvendim, thuhet qartë që bibliotekat do ju jepen OJF-ve që do aplikojnë në bashki. Vendimi është firmosur nga nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku. Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së u bënë bashkë dhe e bllokuan atë. Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debat të ashpër mes kryetarit të Këshillit, Aldrin Dalipi, nënkryetarit Abaz Hado dhe këshilltares së LSI-së, Ira Vejsiu. Sipas informacioneve nga këshilltarët, Veliaj planifikonte që çdonjëra prej 8 bibliotekave të lagjes do administrohej nga një Organizatë Jofitimprurëse, pra: 1 OJF-1 bibliotekë. Veliaj ditë më parë u fotografua në një prej bibliotekave të rikonstruktuara, ‘Musine Kokalari’.