E ndieni që ju shtrëngon fyti dhe duket se po i vjen era ftohje? Ja se çfarë mund të bëni menjëherë dhe ta parandaloni shfaqjen e ftohjes.
1. Ilaçet – Një nga mënyrat më të shpejta është që menjëherë të merrni ndonjë ilaç që e redukton inflamacionin, ënjtjen dhe acarimin dhe kështu fyti do të dhemb më pak. Në rast se nuk keni ilaçe, ato mund t’i blini pa recetë në farmacinë më të afërt.
2. Kripë dhe ujë – Sapo ta ndieni ndjesinë e djegies dhe dhimbjes në fyt, merrni pak ujë të ngrohtë me kripë të thjeshtë dhe gargarisni. Këtë mund ta bëni disa herë në ditë, sepse në këtë mënyrë i shkatërroni bakteret. Mjekët zakonisht rekomandojnë solucion me një gotë ujë dhe gjysmë luge të vogël kripë. Pas gargarisjes pështyni ujin, dhe në qoftë se shija është tepër e kripur, shtoni pak mjaltë.
3. Tabletat përtypëse për fyt dhe sprejet – Tabletat përtypëse për fyt do t’ua lehtësojnë menjëherë dhimbjen sepse me përtypjen e tyre do të stimuloni tajitje më të madhe të pështymës dhe kështu e gjithë zona do të jetë më pak e thatë. Në farmaci do të mund të zgjidhni lloje të ndryshme të tilla si ato me vitaminë C ose mjaltë dhe bimë të dobishme. Gjithashtu mund t’ju ndihmojnë edhe sprejet të cilët kanë përbërës të ngjashëm antiseptik.
4. Shurupi – Nëse keni filluar të kolliteni nga pak, patjetër blini shurup, sepse kështu do të parandaloni sëmurjen e mëtejshme dhe më lehtë do ta përballoni ditën në punë.
5. Pini shumë lëngje – Si tek çdo ftohje, është thelbësore që gjatë gjithë kohës të pini çaj ose ujë që të mos dehidroheni. Lëngu do ta shpëlajë fytin e sëmurë dhe ju do të ndjeheni më mirë. Do t’ju bëjë mirë edhe supa e shtëpisë. Do ta kuptoni që keni pirë mjaft nëse urina ka ngjyrë më të ndritshme dhe është pa aromë.
6. Llojet e çajit – Zgjidhni çaje bimore të cilat do ta forcojnë imunitetin, si çaji i gjelbër, i zi dhe i bardhë, por bëni kujdes të mos jetë i nxehtë.
7. Supa e pulës – Supa e nxehtë do t’ju ndihmojë shumë kështu që sigurohuni ta kosumoni atë në rastin tuaj të parë. Nëse e pyesni veten se pse pikërisht supa, përgjigjja është e thjeshtë – natriumi në supë vepron si antiinflamator, dhe ngrohtësia e saj lehtëson dhimbjen. Përveç kësaj, fyti që dhemb mund të përkeqësohet kur e përtypni ushqimin, ndërsa supën me perime të copëtuara mund ta pini me lehtësi.
8. Pushimi – Edhe pse kjo nuk është ndonjë mënyrë e shpejtë për shërim, ajo është shumë e rëndësishme dhe do të ishte mirë që të pushoni sa më shumë. Kështu, do ta fitoni më lehtë betejën me infeksionin dhe do t’ia jepni energjinë e nevojshme trupit. Pjesa më e madhe e inflamacioneve të fytit shkaktohet nga ndonjë virus prandaj pushimi do të ndihmojë që të shëroheni sa më shpejt.
9. Antibiotikët – Nëse keni dhimbje të madhe të fytit, gjithsesi shkoni tek mjeku sepse është e mundur që keni baktere të cilat mund të shërohen vetëm me antibiotikë. Sidoqoftë, mos ndërmerrni asgjë para se të bëni një strisho fyti, sepse marrja e antibiotikëve në rastin e virusit nuk do të ketë efekt prandaj më mirë sigurohuni për llojin e bakterit.
10. Ushqimi – Ushqimi është gjithashtu një element i rëndësishëm gjatë shërimit prandaj shmangni ushqimin e pashëndetshëm dhe kosumoni sa më shumë fruta dhe perime. Madje mund ta bëni edhe një limonadë me pak mjaltë sepse kështu do ta forconi imunitetin.