Kryeministri Edi Rama sot ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Elbasanit ku ka kryer një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve.
Por vizita e tij është shoqëruar edhe me surpiza pasi ka patur një moment kur është ndërprerë energjia elektrike dhe kjo ka bërë që të vendosin një gjenerator pamjet e të cilit janë siguruar nga Fax Ëeb.
Ndërkohë, Kryeministri Rama ka habitur me lëvizjet. Ai ka vizituar prefekturën në një kohë kur spo janë bërë ndryshime në emrat e drejtuesve të saj, ka dalë nga aty duke hyrë në bashki e më pas është rikthyer sërish në prefekturë.
Ndërkohë, Rama ka planifikuar të zhvillojë një takim me studentët e përzgjedghur të gjithë nga FRESSH.
“Studentja e Elbasanit na shkruan që salla do të jetë e mbushur me FRESSHistë!”, shkruan një student nga Elbasani.