Basha: Këmbëngulni në mënyrë tinëzare ta vendosni buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë, jo të qytetarëve
Nuk duhet të jesh ekonomist, apo ekspert financash, që të kuptosh se si në traditën tuaj më të keqe, këmbëngulni në mënyrë tinëzare ta vendosni buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë,
Nëpërmjet PPPve, që përsëri bëjnë motin e mirë e të keq në ekonominë shqiptare, ndërkohë gjithcka tjetër është një përpjekje për të gënjyer me indeksime vrapin e pandalshëm të cmimeve.
Të cmieve që vrapojnë dhe parakalojnë gjasme-indeksimin e vobektë e rrogave dhe pensioneve.
E ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve të zhytur në varfëri dy vitet e fundit, që i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi npërmjet largimit nga vendi, nuk ka asnjë plan nga ju.
Pasi deri më tani plani kryesor që keni bërë të ditur është hapja e thesit për të dyshuarit e zakonshëm, oborrtarët e koncesioneve.
Ndërsa radhët e gjatë të njerëzve në vështirësi ekonomike, që përballen me pamundësinë për të shtruar sofrën për veten dhe fëmijët e tyre.
Të atyre që përditë shënojnë emrat në listat e pafundme të borxheve nëpër ushqimoret e Shqipërisë, mbeten të braktisurit e mëdhenj, sepse asgjë nuk është parashikuar për ta.
Sepse po menduat për ta, rrezikoni që vitin e ardhshëm të mos jepni dot 113 milionë euro për PPP-të e klientëve tuaj.
Një shifër 5 herë më e lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve,
Ose 3 herë me e lartë se fondet vjetore që ndahen për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.