Protestë në Vlorë, banorët: Po na heqin edhe kafshatën e bukës, duam punë!

Banorët e komunitetit rom në Vlorë kanë dalë në një protestë përpara bashkisë së Vlorës për kushtet e vështira të jetesës dhe lënien në harresë nga shteti.

Protesta e tyre ka ardhur pasi nga sot, ata nuk do të lejohen më të mbledhin mbetje plastike, bidonë, etj, pasi ato do të çohen në landfillin e ri që po ndërtohen në Sherishtë. Por, ky komunitet ushqehet çdo ditë me mbledhjen e e plastikës në koshat e mbeturinave dhe tashmë, po ua heqin edhe kafshatën thatë të bukës me një urdhër. Ata nga sot mbeten pa punë dhe të në mëshirë të fatit, pasi nëse do të guxojnë të dalin nëpër rrugë për të mbledhur bidonët plastikë, do të gjobiten nga Policia Bashkiake.

Një nga protestueset e komunitetit egjiptian u shpreh se nëse Kryetari i Bashkisë së Vlorës nuk del që t’i takojë, ‘do t’i vendos flakën’ bashkisë dhe nuk do të largohej.

Exit mobile version