120 milionë euro për merkaton

Presidenti i ri ka shfrytëzuar kartën e fundit që kishte në dorë, duke marrë një hua 120 milionë euro nga fondi amerikan, “Elliott”. Kjo hua do të jetë e ndarë në dy këste me nga 60 milionë euro. Megjithatë kjo lëvizje mund të jetë fatale për presidentin e ri, që ka marrë drejtimin e klubit në 14 prill, një ditë përpara derbit të Milanos.
Duket se kjo është lëvizja e fundit e Jonghong Li, pasi me këtë hua të marrë nga fondi “Elliott” hyn akoma edhe më shumë në “borxhe” me amerikanët, të cilëve në fillim duhet t’i rimbursojë 303 milionët e marrë hua për të mbyllur përfundimisht blerjen e kuqezinjve.
Li tani ka dy rrugë: Të kuotojë Milanin në bursën e Hong Kongut, duke shfrytëzuar rregullin, i cili ofron një buxhet të dobishëm për një vit me një vlerë prej 500 milionë dollarësh ose të arrijë të bëjë mrekullinë, duke i zhbllokuar llogaritë që i janë bllokuar nga qeveria kineze. Këto llogari janë bllokuar me arsyen se po përdoren për investime në sektorë që nuk konsiderohen strategjikë nga ata.
Nëse në fund Li nuk do ia dalë të përmbushë të paktën njërën nga këto “kushte”, ai me shumë mundësi do të shesë klubin te një tjetër blerës, i cili ka më shumë buxhet. Një nga konkurrentët e parë pritet të jetë pikërisht fondi “Elliott”, i cili do ta kishte më të thjeshtë, duke parë edhe shumën që Li i detyrohet.

Exit mobile version