Tre kandidatë për të zëvendësuar Enriken

Barcelona është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit Luis Enrike, i cili do të largohet nga blaugranët në fund të sezonit. Drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për të gjetur sa më shpejt trajnerin që do të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Mediat spanjolle kanë nxjerrë në skenë 3 kandidatët e mundshëm, që mund të marrin “timonin” e Barçës. I pari është zëvendës trajneri aktual, Juan Karlos Unzue, ndërsa dy emrat e tjerë të lakuar janë trajneri i Atletiko Bilbaos, Ernesto Valverde dhe ai i Kombëtares së Kilit, argjentinasi Pici.
Të tre këta kandidatë do të vlerësohen nga presidenti Bartomeu dhe më pas do të vendoset për zgjedhjen e duhur sapo të mbaroi sezoni.
Do të mbetet në “Camp Nou” e ardhmja e Marc Andre ter Stegen. Te Barcelona, janë të kënaqur me paraqitjet e portierit dhe drejtuesit katalanas kanë vendosur ta “blindojnë” me një kontratë të re. Marrëveshja aktuale e gjermanit përfundon në vitin 2019, por blaugranat janë të gatshëm ta zgjasin edhe më shumë bashkëpunim mes tyre. Mes palëve kanë nisur bisedimet dhe detajet e reja do të publikohen ditët në vijim.
Kombëtarja holandeze është shumë pranë marrëveshjes me ish-trajnerin e Serbisë, Dik Advokat. Holandezi u shkarkua nga Kombëtarja serbe në nëntor të vitit 2014, për shkak të rezultateve të dobëta. Ndikim të madh në dështimin e tij tek Serbia pati dhe humbja e famshme me Shqipërinë në 2014. Kjo ishte dhe eksperienca e fundit e Advokat me ekipet Kombëtare.

Exit mobile version