Gjata: Opozita nuk ka hequr dorë nga Vettingu në politikë

Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ka renditur shkeljet e ligjit anti-KÇK, i miratuar me një akt normativ.

Çlirim Gjata: Shkelja e parë është që është bërë me akt normativ. Me akt normativ mund të zgjidhësh dicka urgjente, por jo të marrësh kompetencat e procedurës penale dhe t’ja japësh Policisë, kompetenca që i takojnë prokurorit.

E dyta shkelje, krijojnë një organ me në krye ministrin e Brendshëm, vartësi i të cilit është drejtuesi i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm dhe shkel parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. Nuk mundet institucionet e pavarura të drejtësisë për asnjë lloj arsye të jenë nën varësinë e ministrit të Brendshëm.

Shkelja e tretë është pse mund të përdoret? Sepse policia, drejtori i policisë, shefi i komisariatit mund të jenë njerëzit më të ndershmit në botë. Si thotë Shekspiri tek Jul Çezari, ishte njeri i ndershëm, por e vrau. Edhe këta mund të jenë njerëzit më të ndershëm pavarësisht se Shqipëria ka qenë një det me kanabis. Janë nxjerrë qindra emra policia të përfshirë në trafikun e kanabist, tani ti këtyre po i jep kompetenca për të bërë ndjekur paranë e krimit. Pra po i var mëlçinë ujkut në qafë.

Moment tjetër që unë e kam thënë është mënyra si do veprojë, duke dhënë të tilla kompetenca. Ti dublon institucione.

Gjata tha se, opozita nuk ka hequr dorë nga vettingu në politikë, pasi pa u pastruar politikanët nuk mund të ecë Shqipëria.

Çlirim Gjata: Është platformë e detajuar. Ata nuk e pranuan që të bënin vettingun në politikë. Ne e kemi thënë që në momentin që do vijmë në pushtet do insistojmë që të ndërtojmë platformën e vettingut në politikë. Nuk ka asnjë tërheqje. Ajo duhet bërë. Nuk eënc Shqipëria po nuk u bë vettingu në politikë. Një për një siç u rreshtuan gjyqtarët duhet të rendin edhe politikanët.

Exit mobile version