Dr. Erion DASHO
BORATI JA DOLI! PO PËRSE?!
Shqipëria ka dy muaj që ka arritur imunitetin e grupit dhe sot ndodhet në një pozicion unik, atë të vendit që ka vetëm 4.6 raste për 100,000 banorë në dy javë, ose 16 herë më pak se minimumi i vendosur nga Bashkimi Europian për të lejuar lëvizjen e lirë.
Borati dhe ministrja Manastirliu e shfrytëzuan këtë rast për t’u mburrur në media, madje Borati deklaroi se kjo nënkupton se “vazhdon ngjitja drejt majës”!
Në fakt, këtu Borati ka të drejtë. Gjatë pandemisë, Shqipëria e tij dhe e boratëve të tij arriti një rekord tragjik, atë të 15 mijë viktimave nga COVID-i, të cilët vdiqën në shtëpi, në ambulanca, madje edhe në rrugë! Ky numër viktimash e vendosi Shqipërinë në vendin e katërt në botë nga numri i të jetëve të humbura për banor!
Arriti edhe një rekord tjetër të turpshëm! Faktin që qytetarët e vet harxhuan nga xhepi mbi 250 milion EURO për t’u trajtuar privatisht nga COVID-i, ndërkohë të ndihmat qindra milionëshe të BE dhe donatorëve të tjerë nuk dihej se ku shkonin!
Ti ja dole, Borat! Shqiptarët do të udhëtojnë në Europë!
Vetëm mos harro të përmendësh se biletat për atje u paguan jo me lekë por me çmimin e tmerrshëm të mijëra jetëve të humbura për fajin tënd dhe të boratëve të tu…