17 humbje jete nga Covid-19, 20 pacientë në gjendje të rëndë

17 pacientë të prekur nga Covid-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu një tjetër rekord të zi për sa u përket vdekjeve nga koronavirusi që nga muaji prill.

Ndërkohë, një grua 4-muajshe shtatzënë e cila ndodhet në spital e infektuar me koronavirus raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ajo është nën terapi intensive.

Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë, përveç kësaj gruaje shtatzënë, edhe 20 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë.

Exit mobile version