KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME SHEFEN E MISIONIT TËOSBE-ODIHR PËR MONITORIMIN E ZGJEDHJEVE, URSZULA GAÇEK DHE DELEGACIONIN E OSBE-ODIHR
Ambasadores Gaçek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit të monitorimit ndonëse në kushtet e kufizuara për shkak të pandemisë. Po kështu ndamë me të dhe me bashkëpunëtorët e saj dakortësinë e plotë në veçanti me rekomandimet parësore të raportit të OSBE-ODHIR. I cili siç e kemi thënë dhe më parë, kemi pasur rastin të bashkëbisedojmë përmes jush me të gjithë qytetarët shqiptarë kur raporti u publikua në korrik.
Ky raport fakton masakrën zgjedhore. Fakton vrasjen e demokracisë në Shqipëri me 25 Prill. Mjafton të shikoni fjala bie, rekomandimin 2, ku thotë: shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës dhe se njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika apo ndëshkimi, nëse merret vesh se kanë votuar apo jo, apo për kë kanë votuar dhe ta kuptosh që po të heqësh fjalën Shqipëri nga raporti ky mund të ishte fare mirë raporti i një procesi votimi në Bjellorusinë e Lukashenkos.
Për ironi mora vesh që një aktiviste nga Bjellorusia është sot me Llukashenkon e Shqipërisë. Ironi e madhe ose ndoshta dhe mund ta ndihmojë ta shikojë se si operon se si vepron Llukashenko i Shqipërisë nga afër, që të mundë Llukashenkon e Bjellorusisë.
Raporti konfirmon shkrirjen në një të shtetit me partinë.
Rekomandimi 4 e thotë qartë: sistemi i patronazhistëve nuk është gjë tjetër veçse vjedhje e të gjitha të dhënave personale dhe private të qytetarëve shqiptarë, tuajat, të gazetarëve në veçanti madje, por të gjithë qytetarëve shqiptar dhe të përdorimit të tyre nga sistemi i patronazhistëve që është një sistem kriminal i përbërë nga njerëz të cilët duhet tu vijë turp nga vetja, të cilët duhet të hetohen për veprimtari kriminale, për shantazhe, për përdorimin e këtyre të dhënave, për ngritjen pra de facto, të një tjetër sistemi të ngjashëm me atë të sigurimit të shtetit të para viteve 90. Raporti thotë qartë në pesë rekomandimet prioritare, se korrniza ligjore mbi të cilën u zhvilluan zgjedhjet sigurisht pas prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit nuk është në përputhje dhe ka nevojë të vijë në perputhje me standardet dhe normat demokratike që parashikon OSBE , Komisioni i Venecias. Raporti po keshtu flet në rekomandimin e pestë për lirinë e medias dhe siç ndava me ambasadoren Gaçek, gjerat nuk janë bërë me mirë, janë bêrë me keq, sepse ndërkohë ju thashë që ju po shkruanit raportin, qeveria, kryeministri mori zëdhënësen e partisë dhe e vuri në krye të autoritetit të mbikqyrjes së mediave. Ndërkohë që ka krijuar një ministri të propagandës për të zhdukur dhe atë pak liri që gazetarët kanë për të mbledhur informacion dhe për të bërë transparencë.
Raporti po kështu flet qartesisht për problemin madhor të blerjes së votave i cili në bashkëpunim me krimin e organizuar jo vetëm nuk u zgjidh me 25 prill por mori dimensione të reja duke prodhuar të tjere faktorë të krimit nën petkun e deputetit në atë sallë që në fakt duhet të jetë tempull i demokracisë. Pra, këto janë ato që ndava pak a shumë, por e informova gjithashtu që ne kemi një dhe vetëm një arsye që jemi në atë parlament.
Ne jemi aty në funksion të kthimit të demokracisë së kthimit të legjitimitetit në vend dhe që të ndodhë kjo duhet patjetër që të gjitha këto probleme që raporti i ka dokumentuar, por në fakt i kemi dokumentuar dhe ne në librin e zi që i kemi dërguar pothuajse një javë para publikimit të raportit të tyre, gjithë institucioneve ndërkombëtare, por që në fakt shqiptarët i dinë fare mirë. Të gjitha këto probleme të marrin zgjidhje nuk mjafton thjesht dhe vetëm një reformë zgjedhore, për të cilën pa diskutim Partia Demokratike është e vendosur dhe për të cilën kemi ngritur një grup pune të kryesuar nga nënkryetari i partisë dhe nga nënkryetari i Kuvendit zoti Enkelejd Alibeaj dhe që do ti çojmë shumë shpejt Kuvendit kërkesën për ngritjen apo për vazhdimin e punës për reformën zgjedhore, po kjo nuk mjafton sepse regjimi me 25 prill dhe të gjitha muajt para 25 prillit dhe pas 25 Prillit deri në procesin e ankimimeve, shkeli dhe ato rregulla që kishte aprovuar vetë, ato që kishte aprovuar vetë, pa opozitën, pa Partinë Demokratike, pa aleatët tanë.
Pra qartësisht në këtë vend nuk duhet thjeshtë një reformë zgjedhore, por duhet një shkundje e thellë në mënyrë që instrumentat e regjimit të mos funksionojnë më dhe vendi të kthehet në demokraci.
Dy mekanizmat kryesorë për të ecur drejt kësaj janë padiskutim, t’iu japim shqiptarëve jo thjesht legjislacionin, pra kodin zgjedhor, kodin penal, ndryshime të tjera, ndryshime për të garantuar lirinë e medias, por edhe instrumentet që garantojnë që ky legjislacion do të zbatohet nuk do të mbetet në letër, se jam i bindur që ligje të mira ka edhe Lukashenko, por Shqipëria nuk mund të jetë dhe nuk mund të bëhet Bjellorusi.
Me këtë raport, Shqipëria sot nuk ka asnjë ndryshim nga Bjellorusia. Po t’i heqësh fjalën Shqipëri raportit, është Bjellorusi. Ndaj beteja jonë është e qartë dhe ne do të bëjmë gjithçka me pushtetin që na kanë dhënë shqiptarët, pavarësisht na e reduktoi masakra zgjedhore, por kemi prapë mjaftueshëm fuqi që t’i imponojmë një axhendë, një kalendar, veprimi popullorë, qytetar, një platformë qytetare për demokracinë, sigurisht duke përdorur edhe fuqinë tonë brenda parlamentit në funksion të kthimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Pyetje: A po përçahet Partia Demokratike?
Partia Demokratike është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Armiku i vetëm i Partisë Demokratike, është armiku i shqiptarëve, është regjimi i instaluar dhunshëm më 25 prill.
Ju faleminderit