Mjekja shqiptare në Itali tregon 46 ditët e tmerrit që përjetoi nga Covid-19

Mjekja shqiptare, Romina Selenica, e cila u shërben pacientëve të prekur nga Covid-19 në Itali, bën të ditur se edhe ajo u infektua me virusin e rrezikshëm.

Selenia rrëfen se beteja e saj nuk ishte aspak e lehtë, pasi për 46 ditë ka luftuar me koronavirusin. Ajo shprehet se pavarësisht dhimbjeve ia doli të rikthehet në punë dhe pranë njerëzve të dashur.

Postimi i mjekes

Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qenë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19.

Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore UNË JA DOLA, t’i kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën!

Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Me respekt , Dr. Romina Selenica.

Exit mobile version