Basha: Ngjarjet e sotme në Ballsh tregojnë braktisjen e plotë nga qeveria dhe heshtjen për t’iu përgjigjur kërkesave të drejta

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, ngjarjet e sotme në Ballsh tregojnë braktisjen e plotë nga qeveria dhe heshtje totale për t’iu përgjigjur kërkesave të drejta për bukën e fëmijëve.

“Numri i familjeve që kanë arritur gjendjen e falimentimit financiar po rritet në mënyrë dramatike çdo ditë. Ajo që po ndodh sot në Ballsh  po ndodh në të gjithë Shqipërinë. Kolapsin e sistemit shëndetësor do ta ndjekë falimentimi i ekonomisë. Zgjidhja është plani ynë me 5 pika i cili ka qëllim: të parandalojë kolapsin e sistemit shëndetësor dhe falimentimin e ekonomisë”, tha Basha.

Basha tha më tej se, shohim një heshtje totale për t’iu përgjigjur kërkesave minimaliste të naftëtarëve për bukën e gojës.

“Ajo që po ndodh sot në Ballsh po ndodh në të gjithë Shqipërinë. Ajo ndodhë në Tiranë, Korçë, Durrës e kudo. Numri i familjeve që kanë arritur gjendjen e falimentimit financiar po rritet në mënyrë dramatike çdo ditë.

Tregues për këtë është rënia e konsumit. Mjafton të vendosni një kamer në një market të tiranës dhe të shikoni çfarë blen një familje mesatare shqiptare. Nëse flasim për një kolaps të sistemit shëndetësor kemi dhe një falimentim ekonomik që e pason atë”, tha Basha.

Artikulli paraprakBasha: Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar!
Artikulli tjetërBasha i përgjigjet Ramës: Meqë më dëgjon për të kapur lapsuse tek unë, i bëj thirrje të zbatojë planin me 5 pika, ndryshe…