Basha: Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se, kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfrit të mjerë.

Ai tha se i vetmi që nuk ka mare asnjë mase për krizën që i ka trokitur në derë është Edi Rama.

“Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë. Sot për sot ajo që ka rendësi për jetën e njerëzve është që Rama të marre masa për jetën e njerëzve”, u shpreh Basha.

“I bëj thirrje të lërë dërdëllitjet si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier, por të marrë masat që i kemi kërkuar”, shtoi kryedemokrati, duke iu referuar planit me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Basha shtoi se përfshirja e mjekut të familjes është rrugë efikase për përballimin e pandemisë.

“Përfshirja e mjekut të familjes kërkon që Edi Rama të zgjidhë qesen për pandeminë, jo për PPP-të. U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë. Duhet testimi i personelit mjekësor të lënë në mëshirë të fatit që zonat e pritjes së pacientëve të jenë më të sigurta për mjekët. Numri i pacientëve në risk të lartë është 500 mijë, ndërsa këta thonë se kanë marrë vetëm 200 mijë vaksina për gripin. I jap zë revoltës së ligjshme të çdo mjeku dhe çdo qytetari që nuk di se si po trajtohet familjari i tij”, tha kryedemokrati.

Ai tha se çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar.

Artikulli paraprakBasha: Numri i të infektuarve me Covid është rritur me 30% në 10 ditë! E gjithë përgjigjia e Ramës është “Vini maskë!”
Artikulli tjetërBasha: Ngjarjet e sotme në Ballsh tregojnë braktisjen e plotë nga qeveria dhe heshtjen për t’iu përgjigjur kërkesave të drejta