Të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave, Zhupa: Rama-Veliaj janë gati të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga ky hall

“Autori i krimit kthehet gjithmonë në vendin e krimit”. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa: Të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave, Rama-Veliaj janë gati të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga ky hall
 
Sa herë është në hall, Edi Rama përdor vemjen e bashkisë, pasi e di mirë se ai mund të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm qe ti mbushe mendjen shefit se nuk do tja zërë vendin.
 
Për këtë, ka ditë që vemja i bashkisë bredh lagje me lagje të Tiranës duke shpifur e gënjyer dhe duke moskursyer ne këtë llum banaliteti as viktima dhe familjare te tyre me shpresen se shefit te tij do ti pëlqejë kjo gjë.
 
Sic e kanë zakon prej vitesh, vemja dhe shefi i tij kthehen gjithmonë ne vendin e krimit duke perdorur fatkeqesine e viktimave dhe dhimbjen e tyre. Keshtu ndodh kur vemja shkon në Sharre dhe perpiqet te mos e kujtoje Ardit Gjoklajn, vdekja e te cilit eshte pergjegjesi direkte e tij.
 
Keshtu ndodh dhe kur permend 21 janarin, nderkohe vemja i Bashkisë dhe shefi i tij ja fshehin qytetarëve gradimin që i bënë në postin e kryetarit të PS-së në Mat dhe kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti qitësit mbi viktimat e asaj dite.
 
Cila ishte merita e veçantë e qitësit të 21 janarit që mori këto pozita në PS dhe pushtetin vendor? Se shqiptarët e njohin vetëm për atë që bëri më 21 janar.
 
Nëse duan të përmendin 21 janarin, vemja dhe shefi i tij duhet t’ia fillojnë nga përgjigjia për këtë pyetje.
 
Sepse e vërteta është që ata jane ne hall te madh.
 
Të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave, ata janë gati të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga ky hall.
 
Edi Rama dhe vemja e tij në bashki nuk njohin asnjë kod nderi, njohin vetëm kodin e mafias me të cilën po grabisin 400 milion euro të shqiptarëve.
Artikulli paraprakSi miratuan Rama dhe Ahmetaj 9 procedura brenda ditës, Alibeaj: Anija e skemave të inceneratorëve po mbytet
Artikulli tjetërKryebetonieri shton kullat në Tiranë, pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital