Kryebetonieri shton kullat në Tiranë, pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital

Jorida Tabaku: “Prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton”
 
Na ishte një herë një qytet që quhej Tirana. Dikur nga rrugët e saj shihje malin e Dajtit, shtëpitë e vjetra dhe vilat e viteve 1930. Englendiseshe në rrugicat e qeta dhe të bukura të Tironës derisa një filluan ta kafshojne qytetin. Duke e lënë pa histori, pa hapësira dhe duke ia fshirë Dajtin nga sytë.
 
Prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton, pluhur, maune dhe gropa që ngrenë lart e më lartë godina. Kryebetonieri që shitet si ambientalist shton kullat në Tiranë. Pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital.
 
Ndërsa Tirana zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit. Kështu një ditë prej ditësh çibani real do të marrë përgjigjen e merituar për paudhësitë e tij gjithë këto vite. Që realiteti i qytetit të mos jetë më i një vendi ku çimento dhe pluhuri zënë vendin e oksigjenit.
 
 
Artikulli paraprakTë zhytur deri në fyt në mafian e plehrave, Zhupa: Rama-Veliaj janë gati të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga ky hall
Artikulli tjetërBylykbashi: Rama po mundohet të minimizojë sa më shumë humbjen e tij. Një gjë është e sigurt! Opozita i fiton zgjedhjet!