Raportuesi i Shqipërisë në PPE, David Lega është shprehur se i bashkohet qëndrimit të Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi në lidhje me çështjen e Kodit Zgjedhor në Shqipëri.
Me një reagim në Titter, Lega i bën thirrje Edi Ramës që të presë mendimin e Komisionit të Venecias
“Jam dakord me Komisionerin Oliver Varhelyi.
Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për mendimin e Komisionit të Venecias, që do të ishte një qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2021”, shkruan David Lega në reagimin e tij.