“Mezi po pres të vijë koronavirusi në Shqipëri”, infektohet me Covid-19 drejtoresha që bëri deklaratën shokuese

Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë, Areti Beruka, ka rezultuar e infektuar me koronavirus pas tamponit të kryer para pak ditësh.

Beruka mbahet mend nga të gjithë për deklaratën shokuese që bëri në fillim të muajit mars, pa ardhur pandemia në Shqipëri.

‘Por ta them personale, jo profesionale, mezi e pres rastin e parë me koronavirus në fakt, unë si mjeke’, tha Beruka, disa muaj më parë në 26 shkurt në një intervistë televizive.

Kryeinspektorja u lakua në media dhe rrjetet sociale pas deklaratës së saj, por sot ajo gjendet e prekur nga ky virus i rezikshëm dhe në karantinë./ abcnews/

Artikulli paraprakEdi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike
Artikulli tjetërShtohet presioni ndërkombëtar ndaj Ramës, Raportuesi i PPE: Parlamenti dhe Kryeministri Rama të presin Komisionin e Venecias