Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku reagoi pasi Bashkimi Europian përgënjeshtroi kryebashkiakun Erion Veliaj për shkollën ‘Sami Frashëri’.
Tabaku shkruan në reagimin e saj se, gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa.
“Një javë me rradhë e kam pyetur Erion Veliajn për pretendimin se fondet e BE për tërmetin do ndërtojnë shkollën Sami Frashëri. Ai hesht dhe fyen. Faktet?! Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE. Atëherë përse gënjeu dhe gënjen? Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit.
Erion Veliaj sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit.
Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Fatkeqësisht gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa!”, shkruan Tabaku.
https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/814964935714806/