Më 18 gusht nis Bundesliga

Bundesliga do të rinisë aventurën e saj më 18 gusht. Bayerni i Mynihut do të startojë mbrojtjen e titullit kampionë më 18 gusht përballë Bayern Leverkusenit. Bavarezët e mbyllën sezonin 2016-2017 me vetëm 2 humbje në 34 takime dhe me 15 pikë distancë nga vendi i dytë. Në ndeshjen hapëse të kampionatit, ata do të kërkojnë ta nisin me fitore, përballë një kundërshtari siç është Leverkusen. Me këta të fundit, që nuk mundën dot të shkonin më shumë sesa vendi i 12-të si dhe me dëshirën e madhe për të zhvilluar një sezon më të mirë.
Borussia Dortumund do të udhëtojë drejt Wolsburgut. Ujqërit rrezikuan rënien nga kategoria, por në fazën e playof ata arritën të sigurinin qëndrimin edhe në Bundeslig, ndërsa verdhezintjë do të  udhëhiqen nga një trajner i ri, Peter Bosz. Ekipi surprizë i kampionatit gjerman, Leipzig, të cilët arritën të siguronin dhe kulifikim direkt për në Champions League, do të ndeshen me Schalcke 04. Leipzig padiskutim që do të kërkojë të zhvillojë një tjetër sezon fantasik, ndërsa Hoffenaheim do të luaj përballë Werder Bremen. Ky do të jetë edicioni i 55-të i Bundesligës, ku padiskutim, të apasionuarit pas kampionatit gjerman do të kenë mundësinë të ndjekin të gjitha takimet në ekranet e Supersport.

Artikulli paraprakPremier League
Artikulli tjetërEuropa në merkato