Basha: Qytetarët të shqetësuar nga vala e dytë e pandemisë! I kërkojmë Ramës të rimbursojë paketën e ilaçeve anti-COVID

Nga Lulzim BASHA

Në Lushnjë u takova me qytetarë të shqetësuar nga vala e dytë e pandemisë dhe të rrënuar nga ekonomia. Kjo për fat të keq është panorama kudo në Shqipëri.

Gjithçka po bëhet e paparashikueshme. Vetëm përgjigjja e qeverisë mbetet e pandryshuar: jo rritje testimesh, jo shpenzime për pandeminë, asnjë ndihmë për ekonominë, asnjë interes për jetën e qytetarëve.

Rama u premtoi ndihmë financiare qytetarëve dhe nuk dha asgjë. Rama ka premtuar të ndihmojë mjekët dhe spitalet – dhe ata po bien në kolaps. Rama premtoi të luftonte sëmundjen, por ai humbi kontrollin mbi të. Ai nuk ka asnjë plan.

Ne i kërkojmë të rimbursojë paketën e ilaçeve anti-COVID, të paguajë bonusin mujor për personelin mjekësor, të testojë dhe të investojë në medikamente e mjete mbrojtëse. Ai bën një buxhet dyfish për PPP-të. Ne i themi hap spitalet rajonale, ai xhiron filma kundër opozitës në Facebook.

Bashkë do ta mundim këtë të keqe, do ta shërojmë Shqipërinë, do të rehabilitojmë ekonominë, do të kujdesemi për qytetarët dhe do të sjellim shpresë në Shqipëri.

6 4

5 5

4 6

 

7 2

3 13

Artikulli paraprakBasha me qytetarët e Lushnjes: Edhe këtë javë, 800 milion lekë të taksave ia ka dhënë inceneratorit të Elbasanit!
Artikulli tjetërArti në zi! Shuhet dirigjenti i njohur