Ndëron jetë në moshën 90-vjeçare profesor Milto Vako, një nga emrat e nderuar në artin shqiptar.
Në marsin e këtij artisti festoi 90-vjetorin e lindjes, ndërsa sot ka mbyllur sytë përgjithnjë.
“Me hidhërim të thellë Teatri i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit Milto Vako. Ai është një nga emrat e nderuar të artin shqiptar në fushën e dirigjimit koral. Mjeshtri u diplomua në Konservatorin “Cajkovski” në Moskë si dirigjent kori dhe u specializua më pas në Konservatorin e Parisit.
Aktiviteti artistik i tij nisi dekada më parë si mjeshtër i korit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe më pas si dirigjent i korit të Teatrit të Operas dhe Baletit. Si drejtues i korit të AKVP, sëbashku me trupat ai arriti suksese të cilat kanë mbetur në memorien e publikut brenda dhe jashtë vendit edhe sot, ndër të cilat do të veçonim midis të tjerash: fitues i “Gjerdanit të Artë” të AKVP në Dijon të Francës.
Si mjeshtër kori i TOB përgatiti me profesionalizëm korin e TOB në vepra si “Mrika”, (1966), “Heroina”, (1967), “Skënderbeu”, (1968), etj. Është një ndër themeluesit e Konservatorit Shtetëror të Tiranës, ku së bashku me figura të tjera të njohura si Çesk Zadeja, Albert Paparisto, Hamide Stringa, Mustafa Krantja, etj, i dhanë jetë shkollës së muzikës shqiptare.
Autor i një seri përpunimesh e krijimesh origjinale korale, shumica e të cilave mbeten përfaqësuese në fondin e literaturës klasike korale shqiptare. Prej vitit 1990ai ushtroi detyrën si pedagog në Fakultetin e Muzikës së Universitetit të Arteve. Në emër të drejtuesve dhe artistëve, TKOB shpreh ngushëllimet më të ndjera, familjes, bashkëpuntorëve dhe miqve të shumtë të artistit të madh, Milto Vako. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në reagim.
Milto Vako e nisi angazhimin e tij artistik si mjeshtër i korit të Ansamblit Popullor dhe korit të TKOB. Udhëhoqi artistikisht AP, i cili nën drejtimin e tij arriti suksese të mëdha në Shqipëri dhe jashtë kufijve, si triumfi me çmimin “Gjerdanit të Artë” në Dijon të Francës.
Udhëhoqi me mjeshtëri si drejtues i korit të TKOB, në vepra si “Mrika”, (1966), “Heroina”, (1967), “Skënderbeu”, (1968), etj. Ai është një ndër themeluesit e Konservatorit Shtetëror të Tiranës, ku së bashku me figura të tjera të njohura si Çesk Zadeja, Albert Paparisto, Hamide Stringa, Mustafa Krantja, etj, i dhanë jetë shkollës së muzikës shqiptare.
Autor i një seri përpunimesh e krijimesh origjinale korale, një numër i të cilave mbeten përfaqësuese në fondin e literaturës klasike korale shqiptare dhe prej vitit 1990 ai kontribuoi si pedagog profesionist në Fakultetin e Muzikës në Universitetnt e Arteve.
CV e Artistit të Merituar
Prof. Milto Vako u lind në Pogradec në 30 mars 1930. Kreu shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” në vitin 1952. Nga viti 1953- 1959 vijoi studimet e larta në Konservatorin “Çajkovski” në Moskë, ku diplomohet si dirigjent kori, me profesorin e famshëm Sokollov. Pas studimeve u emërua dirigjent në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, njëkohësisht pedagog në ILA dhe në liceun artistik. Nga 1964- 1968 punoi si dirigjent në TOB. Në 1968- 1973 është udhëheqës artistik i AKVP.
Në 1973 dënohet, largohet nga AKVP dhe internohet në Tepelenë, ku punoi për dy vjet rresht në kushte të vështira. Në 1975 arrestohet dhe dënohet për agjitacion e propagandë. Vuan dënimin në burgun e Tepelenës e në Ballsh deri në vitin 1982. Pas burgut, deri në vitin 1990 punon si punëtor në ndërmarrjen e Mirëmbajtjes së Shkollave të Tiranës. Në vitin 1990 kthehet pedagog në Akademinë e Arteve. Ndërsa nga viti 1993-2001 ishte shef i katedrës së kantos e dirigjimit.
Nga 2001 e deri më sot është pedagog i katedrës së kantos dhe dirigjimit. Ka themeluar dhe drejtuar koret e vajzave në Akademinë e Arteve si dhe korin e Kishës. Ka dhënë me dhjetëra koncerte si brenda e jashtë vendit, ku është nderuar me çmime të ndryshme. Është autor i shumë teksteve dhe mban titullin profesor, si dhe “Artist i Merituar”