Si i shpiku Edi Rama 71 të vetëvrarë me Covid-19 në Itali, çfarë thonë mediat italiane…

Të mësuar me propagandën që sa vjen e shtohet nga ana e qeverisë, me thellimin e kolapsit në sistemin e shëndetësisë, dhe trajtimin e personave të prekur me Covid 19, dita e djeshme duket se ka arritur dhe pikën e vlimit.

Teksa në vend u shënua rasti i katërt i vetëvrásjes nga spitalet Covid, ku mbetet urgjent një hetim se çfarë ndodh me këta pacientë brenda mureve të spitaleve, që i detyrojnë të shkojnë drejt akteve ekstreme, qeveria e Edi Ramës, ndihmuar nga mediat pranë saj, prodhoi ‘Fake Neës’-in e radhës, që duket se gjen edhe sot hapësirë në disa titra ekranesh.

Bëhet fjalë për një lajm të muajit Shtator në mediat italiane, që çuditërisht mbiu dje si kërpudha pas shiut në mediat në Shqipëri, padyshim më i tjetërsuar dhe se një përkthim me google translate, apo amatorë të gjuhës italiane.

Lajmi në fjalë ishte i qartë, në Itali janë rritur numrat e personave që kanë tentuar vetëvrásjen nga muaji Mars deri në muajin Shtator të këtij viti, në krahasim me ato të një viti më parë, dhe sipas ekspertëve atje, kjo detyrimisht është e lidhur me situatën e Covid, që nga izolimi i qytetarëve apo te humbja e vendeve të punës dhe pasojat ekonomike që kjo sjell.

Mirëpo lajmi në Shqipëri erdhi dhe u servir krejt ndryshe71 pacientë me Covid janë vetëvrárë në Itali!

Këtë informacion të rremë e postoi fillimisht Edi Rama përmes një cicërime në Tëitter, dhe u rimorr pa asnjë lloj konfirmimi edhe nga media kombëtare në vend si Top Channel, apo ekrane informative, njësoj si 71 jetët e humbura në Itali, të ishin një hiçgjë.

”Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrárë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze! Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin, me dhimbje po do kaloni me dimrin!”, shkruante Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, duke sulmuar në këtë mënyrë edhe opozitën.

Po për t’i dhënë një shembull të opozitarizmit nga Italia, kreut të qeverisë Edi Rama, mjafton ti kujtojmë mikun e tij Sgarbi, emrin e të cilit e përdor në jo pak raste për pak më shumë vëmendje, i cili është nxjerrë disa herë zvarrë nga Kuvendi, pikërisht se kundërshton masat e qeverisë për Covid.

E pra kryeministër, opozita në Italinë e demokracisë, e një prej vendeve të G7-tës, jo vetëm që nuk del si Lul Basha çdo ditë në ekran me maskën e vendosur, po shkon dhe jep shembuj rezistence në Parlament, duke përfaqësuar edhe mendimin e qytetarëve që e kanë votuar dhe zgjedhur.

Shkrimi i plotë në mediat italiane që u tjetërsua në shqip:

Pandemia Covid-19 ka një ndikim të madh në shëndetin mendor: nga marsi deri më sot (i referohet muajit shtator) në Itali ka pasur 71 vetëvrásje dhe 46 vetëvrásje në tentativë, me sa duket lidhur me Covid-19, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i vetëvrásjeve në vitin 2019 ishte 44 dhe ajo e përpjekjeve për vetëvrásje 42. Kjo u raportua nga psikiatrit në Konferencën Ndërkombëtare për çështje që lidhen me vetëvrasjen, organizuar nga Universiteti Sapienza i Romës dhe me mbështetjen e pakushtëzuar të Fondacionit Menarini, me rastin e Ditës Botërore për parandalimin e vetëvrasjes më 10 shtator.

ansa

Prej rastit të parë të vetëvrásjeve në spitalet Covid, përfaqësues të ndryshëm të qeverisë janë përpjekur që të përkufizojnë këtë si një fenomen që ndodh në çdo vend të botës, ndërkohë që në të gjitha raportimet e mediave botërore, që më shumë se kurrë në këto ditë ndiqen me ethe edhe në Shqipëri, nuk flitet në asnjë rast për pacientë që hidhen nga spitalet.

Lidhur me vetëvrásjet në spitalet Covid, familjarët kanë pretenduar vazhdimisht për mungesë psikologësh, për vonesa në trajtim, ndërsa të katërt personat nuk kanë shfaqur më herët probleme psikologjike apo me shëndetin mendor.

Sa kohë që Prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet për këto raste, mbetet të urojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten, e qytetarët e këtij vendi të mos numërohen si statistika nga ana e qeverisë.

Exit mobile version