Reagimi i fortë i ekspertit: S’mund të kesh 15 pacientë në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje nga Covid-19  

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ngre pikëpyetje lidhur me atë që po ndodh në spitalet Covid, në vend. Përmes një mesazhi në Facebook, eksperti thekson se “nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje si dje apo 12 vdekje si pardje”.

“367 të shtruar me COVID, 15 në reanimacion, 3 të intubuar, 8 vdekje (5 në moshën 65 vjeç e poshtë)! Diçka nuk shkon! Nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje si dje apo 12 vdekje si pardje. Përvoja e botës tregon se rreth 20% e pacientëve të prekur nga COVID që shtrohen në spital, kanë nevojë për kujdes intensiv.

Në Shqipëri, ky numër pacientësh duhej të ishte rreth 75 dhe jo 15! Qytetarët nuk kanë nevojë për filma me krevate bosh apo të mbushur me patetizma! Ata presin transparencë! A garanton ministria një numër të mjaftueshëm shtretërish të kujdesit intensiv?!”, shkruan Dasho në reagimin e tij.

Exit mobile version