Humb jetën nga Covid-19 një tjetër mësuese (Foto)

Një tjetër mësuese e infektuar me Covid-19 ka humbur jetën. Bëhet fjalë për mësuesen, Violeta Liçaj e cila jepte mësim pranë shkollës 9-vjeçare ‘Liri Gero’ në Fier.

Lajmin për ndarjen nga jeta të mësues Violeta Liçaj ka qenë vetë shkolla ‘Liri Gero’ të cilët e kanë bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur, mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj. Sa dhimbje, sa trishtim ndjejmë të gjithë!

Lamtumirë e mira, e dhimsura, e shtrenjta jonë Leta!Ti i’u përkushtove arsimit, modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë.Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë.

Modeli i gruas, i nënës, i mësueses së mrekullueshme plot pasion dhe përkushtim profesional. Na ke prekur të gjithëve mësues, nxënës dhe prindër.Do të na mungosh shumë e dashur ….. Të qoftë dheu i lehtë dhe u prefsh në paqe! LAMTUMIRE !”, shkruhet në postimin e shkollës.

Deri më tani kanë humbur betejën nga COVID gjithsej 8 mësues, kurse 5 të tjerë ndodhen në spital.

Ditën e djeshme edhe Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi, ka humbur betejën me COVID- 19  në moshën 66 vjeçare.

mesuesja

Artikulli paraprakBerisha i përgjigjet Vuçiç: Nëse do luftë, i them këtij Millosheviçit në miniaturë, se…
Artikulli tjetërBasha: Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të sjellim shpresë të re për vendin!