Megjithë thirrjen e Ambasadores së SHBA për të mos kandiduar për deputet, Tom Doshi ka paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në KQZ.
Aletati i Ramës ka sfiduar thirrjen e ambasadores amerikane, Yuri Kim e cila kërkoi dy ditë më parë që ai të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit pasi ishte shpallur non grata në SHBA.
Mësohet se sot ai ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për tu bërë pjesë e garës më 25 qershor. Doshi ka kërkuar të regjistrohet në statusin e kryetarit të PSD (Partia Social Demokrate).