Të lodhur nga mashtrimet e PS, në qarkun e Elbasanit ka vetëm një apel: Boll më, duhet ndryshim!

Nga Gazment BARDHI

Mendjelehtësi e madhe për shefat e rilindjes që i mendojnë banorët e qarkut Elbasan si domen të tyrin, që mund ti shfrytëzojnë për pushtetin personal, e më pas ti braktisin. Edhe më e gabuar ideja se do t’i kenë prapë aty në rresht, dhe se harresën, mungesën totale të investimeve, rimbursimin zero, mosvënien dorë në rrugë, uijësjellësa apo kanale vaditëse, do ti mbyllin me propagandë. E rreme shpresa që kanë se do të bëjnë një pazar të minutës së fundit me varfërinë e njerëzve.

Kudo ku shkel të rinj e të reja, burra e gra janë në një mendje: “Boll më, duhet ndryshim”. Kjo është bindja më e qendrueshme sot në qarkun Elbasan e në gjithë vendin. Ka ardhur koha për një politikë të re që angazhohet dhe ka një plan për t’u shërbyer njerëzve.

Partia Demokratike ka program të detajuar dhe një alternativë serioze e konkrete. 100 milionë euro në vit për subvensionim, dhe 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore. Mbështetja do të jetë direkte dhe për çdo dynym të mbjellë dhe për krerë në blegtori.

Qarku Elbasan fiton. Shqipëria fiton 🇦🇱✌️

Exit mobile version