Video/ Punëtori rrihet nga policia, Berisha: Narkobanditët me uniformë përdorin pandeminë për dhunë politike

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon e dhuunës policore ndaj një punëtori që po kthehej nga puna për në shtëpi. Berisha dënon me forcë dhunën shtazore të narkobanditëve me uniformë që e përdorin pandeminë për dhunë politike.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Keqtrajtim shtazor dhe politik tek dera e shtepise e Festim Pezes, nje puntori llaçi i cili po kthehej ne shtepi.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin shtazor te narkobanditeve me uniforme dhe perdorimin e pandemide per dhune politike nga Edvin Kristaq Xhelati dhe shpreh solidaritetin tim te plote me demokratin Festim Peza dhe familjen e tij! sb

Mirmbrema Doktorr Berisha! Uroj te jesh mir familjarisht. Mbrem policija e edvin kristaq rames e shoqeron dhe e keqtrajton e perplas per tok dhe duke e goditur para shtepis te vet nje demokrat Festim Pezen puntor llaçi vec se esht demokrat. Ju lutem bejeni puplike kete video.

Në video tregohet trajtimi çnjerëzor i policisë ndaj një shtetasi që po kthehej nga puna në ndërtim mbrëmjen e djeshme në banesë, tregon edhe njëherë fytyrën e vërtetë të policisë, ku pavarësisht ndryshimit të ministrave të brendshëm mbetet e njëjta përsa i përket dhunës. Festim Peza siç shikohet edhe nga pamjet filmike dhunohet fizikisht nga policia edhe pse nuk bën asnjë rezistencë.

Exit mobile version