Basha i numëron Ramës premtimet e pambajtura: E vetmja gjë që di të bëjë Rama është vetëm propaganda

• Me Ramën Shqipëria ka ngecur në baltë, dhe ka ardhur koha që ta nxjerrim atë nga balta. Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria!

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Të dashur qytetarë të Shqiptarë, më dëgjoni me vëmendje,

-“Ne kemi ardhur këtu për të vendosur me votë tek numri 29 çlirimin e energjive të jashtëzakonshme dhe për të luftuar që të hapim 300 mijë vende të reja pune”.

-“Ne do të japim shërbim shëndetësor falas brenda 4 viteve të para të qeverisjes sonë”.

-“Heqja e TVSH-së mbi bukën, qumështin dhe vezët, si edhe ulja e TVSH-së mbi ushqimin, janë e vetmja rrugë për t’u ardhur sadopak në ndihmë sot familjeve shqiptare”.

-“Ne do të ulim taksat për 97% të shqiptarëve.”

-“Ne do të ulim taksën për faturën e energjisë për familjet shqiptare”.

-“Ne do të hapim negociatat me Bashkimin Europian, ne do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”.

-“Ne do ta përcaktojmë me ligj masën e borxhit dhe nuk do të lejojmë borxh pa tavan ligjor. Defiçiti dhe borxhi publik nën kontroll, përmes politikash të përgjegjshme fiskale”.

-“Arsimi, angazhimi ynë, burimet financiare nuk do të jenë më pak se 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

-“Dy gjëra, këto 4 vite, do merrem personalisht dhe do të përgjigjem unë personalisht. Pas 4 vitesh, pra në vitin 2017, nuk do t’ja vë absolutisht përgjegjësinë askujt tjetër: Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat infromale dhe ujin në çdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në shtëpi. Me këto gjëra do merrem unë dhe do përgjigjem unë”.

-“Ne do të ndërtojmë mirëqenie dhe do të krijojmë kushtet që dhe bijtë tuaj të kthehn nga andej ku janë. Mos rropaten më në tokat e fqinjëve, po të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen dhe pasurinë e tyre këtu në tokat e stërgjyshëre të tyre”.

A ju duket se i keni dëgjuar më parë?

Dhe keni plotësisht të drejtë.

Pikërisht këto ishin premtimet e Edi Ramës para 8 viteve.

Asnjëri prej këtyre premtimeve nuk është mbajtur. Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë prej premtimeve që sapo ju lexova dhe që me siguri ju janë rikujtuar të freskëta tani në kujtesën tuaj.

Ka dështuar në çdo drejtim.

Premtoi 300 mijë vende pune dhe në fakt Shqipëria është vendi sot me papunësinë më të madhe në rajon. Premtoi kujdes shëndetësor falas për të gjithë dhe pandemia e nxorri zbuluar gjendjen e shëndetësisë në kolaps total. Premtoi se do të ulte koston e jetës dhe gjithësecili prej jush që na ndjek sot e di se kostoja e jetës vetëm është rritur.

Tani ka filluar të thotë premtime të tjera.

E gjithë kjo do të ishte për të qeshur, për t’u gajasur nëse këto tallje, nuk do të rëndonin mbi xhepat tuaja, tavolinat tuaja dhe në kurrizin e të gjithë shqiptarëve dhe familjeve shqiptare.

Ka ardhur koha të ndryshojmë, ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të punojmë për njerëzit e këtij vendi.

Prej disa muajsh, unë po punoj me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj për të sjellë plane serioze, për qytetarët shqiptarë, në të gjitha fushat: në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në bujqësi, në të gjitha fushat!

Të dashur shqiptarë,

Vendi ynë, një pjesë e madhe e tij është nën ujë. Sërish.

Rrugët janë bllokuar. Sërish.

Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende., në dimrin e dytë pas tërmetit.

Gra dhe fëmijë e të moshuar po vuajnë të ftohtin.

Katastrofa natyrore kanë ndodhur përherë dhe do të vazhdojnë të ndodhin. Çështja e vetme që shtrohet është, çfarë bën qeveria? Çfarë bën kryeministri për të shmangur sa më shpejtë e sa më mirë pasojat që vuajnë qytetarët?

Çfarë bën Edi Rama sa herë që njerëzit kanë nevojë për ndihmën e shtetit?

Vetëm propagandë!

Çfarë bëri Rama pasi ra tërmeti? Vetëm propagandë!
Çfarë bëri kur nisi pandemia? Vetëm propagandë!
Çfarë bëri kur u bllokua Kakavia? U zhduk! Dhe vetëm propagandë!
Çfarë bëri kur nisën përmbytjet? Vetëm propagandë!
Çfarë bëri kur e gjithë Shqipëria u mbulua nga dëbora dhe akset kombëtare u bllokuan? U Zhduk! Dhe vetëm propagandë!

Në fakt ka bërë të vetmen gjë që di të bëjë: vetëm propagandë!

Me Ramën Shqipëria ka ngecur në baltë, dhe ka ardhur koha që të gjithë së bashku ta nxjerrim Shqipërinë nga balta.

Më 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë!

Exit mobile version