Drejtuesi politik i Qarkut Korçë denoncoi gjendjen e vështirë në rrugët nacionale të juglindjes si pasojë e dështimit të qeverisë.
Edi Rama harxhon 11.6 milion euro për mirëmbajtjen e rrugëve,por edhe pse në borë dhe ngricë,rrugët as pastrohen dhe as kriposen!
Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës z. Edmond Spaho ka parë nga afër paraditen e kësaj të diele situatën në akset nacionale në juglindje tē vendit,në të cilat qarkullimi i mjeteve bëhet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.
“Në aksin nacional Korçë-Pogradec,- tha Spaho,rruga është e mbuluar nga bora dhe akulli. Gjatë 24 orëve të fundit në rrugët nacionale kanë ndodhur disa aksidente,nga të cilat fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Kjo gjendje,vijoi drejtuesi politik i Qarkut të Korçës është pasojë e keqqeverisjes,vjedhjeve dhe mashtrimeve nga qeveria e Edi Ramës.
Rama i ka lënë në baltë qytetarët e Qarkut të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë.
Edhe pse qeveria harxhon 11.6 milion euro në vit për mirëmbajtjen e aksit Fier-Elbasan-Korçë, sot në këto rrugë shihet të punojë vetëm një borëpastruese dhe nuk është hedhur asnjë kokërr kripë, konstatoi Edmond Spaho.
Qytetarëve të Shqipërisë ju merren paratë nga xhepat e tyre,por shërbimet nuk kryen.
Vendi ndodhet prej 8 vitesh në këtë gjendje,për shkak të Edi Ramës,-pohoi Spaho. Ekonomia bën poshtë dhe më poshtë,mirëmbajtja e rrugëve,poshtë dhe më poshtë.
Në kushtet e vështirësive të pamata të ekonomisë dhe motit të keq,qytetarët shqiptarë nuk mund të presin edhe 4 vite të tjerë nën sundimin e Edi Ramës.
Çdo situatë të vështirë që kalon vendi,provon gjithmonë e më tepër se Edi Rama i ka lënë qytetarët shqiptarë në baltë.
Ka ardhur koha që ai të ikë!
Rama është kohë e humbur dhe nuk ka çfarë t’i japë më vendit!
Në 25 prill Edi Rama do tê humbë dhe Shqipëria do të fitojë!