Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, zhvilloi nje vizitë në familjen e Angjelina dhe Bert Krroqit.
Çifti i pensionistëve, janë të sëmurë dhe me ilaçe. Pensioni që ata marrin nuk u mbulon nevojat bazike për një jetesë normale. Fëmijët në emigracion u sigurojnë jetesën. Bushati njohu çiftin pensionist me programin e PD-së, duke u premtuar se kjo gjendje do të ndryshojë pas 25 Prillit.
Bushati tha se, prindërit tanë meritojnë një jetesë dinjitoze, ndërsa sipas tij Partia Demokratike, ka një plan konkret për rritje reale te pensioneve.