Shpresa Guçe prej më shumë se një viti në çadër bashkë me mbesën 4 vjeçe dhe të bijën, Paloka: Rama po bën premtime të tjera boshe

Vetëm në muajin shkurt të 2021 ka përfituar një bonus qiraje.

Shpresa ka probleme shëndetësore kostot e të cilave nuk mund t’i përballojë pasi i kërkojnë të paguajë për ndërhyrjen kirurgjikale që i nevojitet. Deri më tani ndërhyrjen e ka shtyrë duke blerë ilaçe. Këto të fundit tashmë nuk ka më mundësi t’i përballojë nga ana ekonomike.

Gjatë vizitës së tij, Z. Paloka theksoi se Rama premtoi 8 vite më parë shëndetësi falas për të gjihë, por nuk bëri asgjë. Rama premtoi 4 vite më parë të ulë koston e jetesës dhe kosto e jetesës veçse është rritur. Tani ai po bën premtime të tjera boshe. Është koha për ndryshim.

Si rrjedhojë e varfërisë, Shpresa tregon se i biri është rrugëve dhe po përpiqet dëshpërimisht të gjejë mënyrën për t’u larguar me patjetër nga Shqipëria.

Exit mobile version