Nga Taulanda JUPI
▪️Gjatë 8 viteve të fundit janë vrarë 120 gra dhe vajza në Shqipëri.
▪️Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për vrasjet e vajzave e grave.
▪️Sipas një raporti të publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën (UNODC)-2016 Shqipëria ishte vendi me nivelin më të lartë në Europë për numrin e vrasjeve të grave dhe vajzave nga partnerët e tyre.
👉Rreth 8000 gra dhe vajza denoncojnë çdo vit në polici dhunën familjare.
👉90 përqind e krimeve seksuale kundër fëmijëve kryhen ndaj fëmijëve-vajza.
👉Vetëm në 3 vitet e fundit, 365 fëmijë kanë humbur, prej të cilëve 258 vajza.
Ne nuk duhet të ndalojmë mbrojtjen, ndihmën, mbështetjen, kujdesin, vëmendjen për gratë dhe vajzat shqiptare, për nënat, motrat dhe bijat, për koleget dhe bashkëpunëtoret tona.
✔️Ne nuk duhet të ndalojmë hartimin e politikave, programeve dhe strategjive për ndryshimin e këtij realiteti.
Por për ndryshimin e këtij realiteti ne duhet të bëhemi bashkë 🤝kundër të keqes.
Më 25 Prill votojmë për të ndryshuar këtë realitet.
Vota jote NDRYSHON të ardhmen tënde!
Vota jote NDRYSHON të ardhmen time!
Vota jote NDRYSHON të ardhmen tonë!
#bashkëkundërtëkeqes
Burimi i të dhënave:
Instat / UNODC/ CRCA/ECPAT Albania