Aksident tragjik, shkon në tre numri i viktimave  

Një aksident tragijik ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3. Viktima e tretë Bajram Koni, është bashkëshorti i pasagjeres që vdiq gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit, Merushe Koni.

Bajram Koni ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ishte dërguar për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet.

Ndërkohë që vijon të mbetet në gjendje të rëndë fëmija 10-vjeçar që po ashtu ka mbetur i plagosur gjatë aksidentit, ku u përplasën tre mjete.

Burime bëjnë me dije se, si pasojë e përplasjes, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, punonjësi i policisë së burgjeve, Tonin Mëhilli, 54-vjeç, ndërkohë që më vonë vdiq dhe një prej pasagjereve në mjetet e aksidentuara, Merushe Koni 60-vjeç.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjeteve, ndërsa policia ka shoqëruar në polici një prej shoferëve, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Personi që është shoqëruar në Polici është Endrit Lila, i cili pritet të japë sqarime, dhe do të përballet me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e 2 ose më shumë personave.

Exit mobile version