Albana Vokshi dorëzon padinë në SPAK: Mos u mashtroni, në derë po ju troket dështimi për herë të tretë
Banorët e Njësisë 9 në Tiranë, tek zona në fund të Bulevardit të Ri, denoncojnë ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se u ka këkruar votën në shkëmbim të certifikatave së legalizimeve.
Ka ardhur ministrja, i ka takuar këta njerëzit këtu, u ka thënë “më jepni votën, bëjmë legalizimin.- tha banori Ukë Neza, ndërsa një tjeyër tha se janë 49 familje në zonë të cilët po mbahen nën presion nga Ps me legalizimet.
Albana Vokshi tha se askush nuk është kundër legalizimit, por kundër përdorimit për fushatë të një të një proceci që u takon njerëzve me ligj dhe duhet të kishte përfunduar.
“Këtu po kryhet një krim tjetër elektoral, sepse Ogerta Manastirliu tek njësia 9 apo Ulsi Manja tek njësia 11, që po shkon të premtojë legalizimet, kur ju takon me ligj, po bëjnë një krim elektoral që duhet hetuar urgjentisht nga SPAK. Unë e kam dorëzuar në SPAK kallëzimin, Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja, Erion Veliaj, Artan Lame, kushdo i përfshirë në këtë krim elektoral, pas datës 25 do të shkojë para drejtësisë. Kushdo që ju troket në derë nga këta, mos ia hapni, sepse po ia hapni derën dështimit për herë të tretë. Kjo nuk është një betejë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, por për të ardhmen e familjeve tona, është një betejë mes dështimit dhe të keqes së qeverisë së Edi Ramës dhe të mirës e prosperitetit në një qeverisje që do të drejtohet nga Lulzim Basha”, tha zonja Vokshi.