Greva në Rinas, Rama rreathon Aeroportin me Forcat Speciale dhe Policinë Ushtarake

I nervozuar për shkak të grevës së kontrollorëve që ka paralizuar fluturimet në Rinas, Edi Rama ka vendosur të ndërhyjë dhunshëm.

Dy grupe të Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur pranë godinës së AlbControl, ndërsa në mbështetje të tyre janë dërguar edhe Policia Ushtarake.

60 kontrollorë të Albkontroll janë në grevë që nga mbrëmja e djeshme për shkak të pushimit nga puna të 5 prej tyre në mënyrë të papritur si dhe për reduktimin e pagave me 70%.

Ditën e sotme, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku paralajmëroi se do të merren masa kundër kontrollorëve nëse nuk i japin fund grevës, e cila cënon sigurinë kombëtare, sipas ministres.

Nga Policia bëhet e ditur se pranë zyrave të AlbControl janë dërguar grupe të punonjësve të policisë për arsye sigurie. Sipas policisë grupet nuk kanë lidhje me kontrollorët, por me situatën e krijuar gjatë ditës.

Exit mobile version